"Oponenti kryesor është VV" kandidatja për deputete e LDK-së bën deklaratën e fortë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se partia të cilës i përket është në garë vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ajo ka shtuar se LDK është duke u përpjekur që ta ‘çlirojë’ shtetin prej të gjithëve, ndaj po sulmohet.
“Ne jemi në garë me VV-në dhe jo të tjerët. Oponenti kryesor është VV dhe normal se diskursi publik i saj është i papranueshëm dhe ne nuk e kemi ndërmend të biem në atë nivel. Por duke heshtur e duke punuar më shumë, natyrisht se propaganda e ka arritur deri diku qëllimin, andaj duhet sqaruar disa gjëra për opinionin. LDK s’ka të bëjë me korrupsion, është parti shumë e madhe. Nuk mund të krahasohet LDK me PDK-në dhe as me VV-në sepse jemi shumë ndryshe. LDK do ta ç’kapë këtë shtet prej të gjithëve, prandaj të gjithë e sulmojnë atë”, tha ajo në Klan Kosova.
Sipas saj, tashmë po pritet vetëm që të arrijnë vaksinat anti-COVID.