Haradinaj: Nuk është në rregull që Kurti të mos kandidojë, hera e parë që ndodh diçka e tillë

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se më kreun e Vetëvendosjes nuk ka një komunikim intensiv.  

Ai shtoi se ndalimi i kandidimit të Kurtit është diçka që nuk ka ndodhur më parë.

Haradinaj: Më Kurtin nuk kemi ndonjë komunikim intensiv, kemi qenë kundërshtarë dhe kemi bashkëpunuar në të kaluarën, por nuk kemi ndonjë komunikim. Çështjen për zgjedhjen me Osmanin si presidente është çështje e tij.

Mendoj se Kosova ka arritur një nivel të mirë të zgjedhjeve, sepse të nesërmen pranohet rezultati dhe ky është një rezultat më i mirë se sa shumë vende të rajonit. Çdo herë janë respektuar vendimet kushtetuese. Kjo është hera e parë që po bëhet një veprim i tillë duke ndaluar kandidimin e Kurtit. Nuk është në rregull që kryetari i opozitës të mos kandidojë.

https://youtu.be/zVWpmrBBb7o