Haradinaj: Ajo që nuk u realizua në shtator, pra njohja e Kosovës, lexohet qartë në letrën e Biden

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se është e pritshme që kërkesa e presidentit Biden t'i kërkohet Serbisë njohja reciproke për Kosovën.

Haradinaj: Është e pritshme që kërkesa e presidentit Biden t'i kërkohet Serbisë njohja reciproke për Kosovën. Mendoj se ajo që është shprehur në atë letër do të jetë edhe qëndrimi i presidentit Biden për Kosovën si politikë. Tani do të shohim një energji të re për këtë njohje.

Ajo që nuk u realizua në shtator, pra njohja e Kosovës, lexohet qartë në letrën e Biden. Ky është jnë ndryshim në politikën e SHBA-ve, por për ne është diçka e pritshme dhe nuk jemi të befasuar. Serbia e ka kuptuar që pretendimet e tyre janë ëndrra.

https://youtu.be/zVWpmrBBb7o