Haradinaj: Lidershipi amerikan zgjidh çështjen e Kosovës, pa ta nuk zgjidhet

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se lidershipi amerikan zgjidh çështjen e Kosovës, pa ta çështja nuk zgjidhet.

Haradinaj shtoi se nuk mendoj se është faji i administratës Trump apo i Grenellit, por sipas tij është faji i rajonit që ka dhënë ide dhe propozime të gabuara lidhur me çështjen e Kosovës.

Haradinaj: Ne nuk shohim garë më mes SHBA-së dhe BE-së lidhur me dialogun Serbi-Kosovë. Kancelaria Merkel, presidenti Macron dhe të gjithë të tjerët, do të jenë një ekip lidhur me çështjen e Ballkanit. Mendoj se lidershipi amerikan zgjidh çështjen e Kosovës, pa ta çështja nuk zgjidhet.

Administrata e presidenti Bush na ka dëgjuar në shumë raste dhe na kanë dhënë mundësi që të shprehim argumente në kohën e idesë së shkëmbimit të territoreve. Nuk mendon se është faji i administratës Trump apo i Grenellit, por mendoj se është faji i ynë në rajon që kemi dhënë ide dhe propozime të gabuara. Prandaj edhe administrata Biden ka nevojë për qartësinë tonë.

https://youtu.be/zVWpmrBBb7o