Haradinaj tregon skenarin: S'kishte shkëmbim, por kompensim për Serbinë për njohje, do t'i jepej pjesë nga Veriu i Kosovës dhe Trepça
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2021, 21:35
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh senuk kishte shkëmbim, por vetëm kompensim për Serbinë për njohje, ku do të jepej një pjesë nga Veriu i Kosovës dhe Trepça.
Haradinaj: Nuk kishte shkëmbim, por vetëm kompensim për Serbinë për njohje, do të jepej një pjesë nga Veriu i Kosovës dhe Trepça. Çështja e shkëmbimit ishte vetëm një mbulim ku ne nuk do të merrnim gjë.
Njohja do të ishte e paqartë, sepse kufijtë e Kosovës më 17 shkurt nuk do të ekzistonin më. Ishte një operacion shumë i rrezikshëm dhe ishte një llogari për interesa personale të politikës.