Haradinaj: Nuk mund të kthehemi në pazaret e territoreve me pasardhësit e Milosheviçit

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh senuk mund të kthehemi në pazaret e territoreve me pasardhësit e Milosheviçit.

Haradinaj shtoi se nuk ka dy interesa shqiptarë, por vetëm një interes.

Haradinaj: Ne e duam Shqipërinë dhe do të ishte nder që të përfaqësoheshim nga Shqipëria dhe të jemi bashkë, dhe nuk ka rëndësi se kush është kryeministër sot apo nesër. Asnjë energji kundërshtues e nuk vjen se Shqipëria ka rol, sepse ne kemi nevojë për atë rol të Shqipërisë, se fuqia e saj është edhe e jona.

Por këtu kemi të bëjmë me një plan kundër interesave të shqiptarëve dhe të humbet ajo që është arritur me aq dhimbje. Nuk mund të kthehemi në pazaret e territoreve me pasardhësit e Milosheviçit. Nuk ka dy interesa shqiptarë, por vetëm një interes.

Kosovë është edhe fitore e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. E vetmja e arritur pas 100 vitesh është Kosova e pavarur. Imagjino kur e hap këtë të arritur për interesa të Serbisë.

https://youtu.be/zVWpmrBBb7o