Haradinaj: Thaçi ka qenë më shumë politikani i UÇK-së, ndërsa unë kam qenë më shumë ushtar
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh seHashim Thaçi ka qenë më shumë politikani i UÇK-së, ndërsa ai ka qenë më shumë ushtar.
Haradinaj shtoi se ai ka qenë dy herë kryetar qeveria dhe do të kalojë tashmë në një etapë tjetër për menaxhuar një stad tjetër si ai i presidentit.
Haradinaj: Thaçi ka qenë më shumë politikani i UÇK-së, ndërsa unë kam qenë më shumë ushtar. Kam pasur atë vrazhdësinë dhe krenarinë e një luftëtari që ka qenë në terren. Në raste të caktuara kemi qenë konkurrentë të ashpër, dhe në të tjera kemi pasur bashkëpunim.
Unë kam qenë dy herë kryetar qeveria dhe kaloj tashmë në një etapë tjetër për menaxhuar një stad tjetër, për të kaluar në një tjetër nivel lidhur me politikën e Kosovës. Në Hagë nuk është thjeshtë çështje emocionale apo mendore, sepse është një luftë provash dhe duhet bërë kujdes.