Ulen infektimet në Maqedoninë e Veriut, 8 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2021, 18:02
Ulen rastet e reja të infektimeve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Sipas asaj që raporton Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj, gjatë 24 orëve të fundit, nga 1846 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv 199 qytetarë, pjesa më e madhe e tyre në kryeqytetin Shkup.
Ndërkohë 8 pacientë kanë humbur jetën, të gjithë mbi 60 vjeç.
Sa i përket të shëruarve, sipas Institutit të Shëndetit Publik, 264 pacientë kanë fituar betejën me virusin.
Nga nisja e pandemisë, Maqedonia e Veriut numëron 94,798 infektime dhe 2924 viktima.