Fundjava me diell dhe temperatura të larta, të dielën në mbrëmje nis shiu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2021, 12:12
Fundjava në vendin tonë nisi me mot të kthjellët, diell dhe temperatura të larta.
Sipas meteorologut Hakil Osmani moti me diell do të vijojë deri në orët e mbrëmjes ditën e diele.
Në mbrëmje do të ketë reshje shiu të pakta me intensitet të ulët në zonat veriore dhe veri-perëndimore në vendin tonë. Paraditja e ditës së Hënë, do të sjellë një interval kthjellimesh në zonat jugore dhe qendrorë në zonat veriore veri perëndimore reshje me intensitet mesatar.
Mbrëmja e ditës së hënë do të sjell një përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit.