Bushati: Eksperimenti i Rilindjes shkatërroi Shkodrën e Shqipërinë

Drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës Helidon Bushati, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale thotë se eksperimenti i rilindjes ka shkatërruar Shkodren e cila në historinë e saj është shquar për talent dhe potencial.

Sipas  tij, ky qark është parë si mundësi përfitimi për disa njerëz  të lidhur me qeverinë ndërsa qytetarët janë lënë në skaj, në harresë. Bushati shkruan se qyteti i Shkodrës ka pasur ndëshkim prej kompleksit që rilindja ka, nga liria dhe kuraja e qytetarëve për të mos u nënshtruar.

Statusi i plotë:

"Shkodra e talentit në çdo fushë, e potencialeve fantastike, e trashëgimisë së pashoqe, do duhej të kishte mirëqenie, ekonomi të fortë, do të duhej të ziente nga puna dhe projektet e zhvillimit.  Për fat të keq, prej 8 vitesh edhe në qarkun tonë është ushtruar eksperimenti i rilindjes, ku një  bashki, njëqark është parë si mundësi përfitimi për disa njerëz  të lidhur me qeverinë.

Ndërsa populli është lënë në skaj, në harresë.  Me shumë akoma në qytetin tonë, ku ka pasur edhe ndëshkim prej kompleksit që rilindja ka nga liria dhe kurajo e qytetarëve për të mos u nënshtruar. Me Partinë Demokratike, rinia shkodrane do të përfitojë bursa dhe stazh të paguara. Do ketë ndihmë direkte për  start-up-et dhe stimulim të ideve e risive në teknologji.

Ekonomia do çlirohet nga kthetrat e 4-5 njerëzve, konkurrenca do sjellë zhvillim. Me energjinë e talentin që shkodranët kanë, do të ecim para dhe qyteti jonë, krejt qarku, do të shndërrohet edhe në një metropol ekomomik. Kjo rruge e re nis me 25 prill" shkruan Bushati