Kim përshëndet dënimin dhe konfiskimin e pasurisë së grupit të “Avdylajve": Shpresoj që SPAK...

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur hetimet e suksesshme të SPAK për grupin e “Avdylajve", që çuan në dënimin me burg të 17 të akuzuarve dhe sekuestrimin e pasurisë së tyre me vlerë 5 milion euro.

Në një postim në twitter, ajo shkruan:

"Bazuar në informacionin nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës SPAK ndoqi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke rezultuar në burgosjen e 17 trafikantëve droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €".

Diplomatja amerikane shpreson shumë që SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

LEXO EDHE

Laboratori i drogës në Has/ GJKKO jep mbi 125 vite burg për 17 të pandehurit e grupit të “Avdylajve”

Pasi i dënoi me 125 vite burg, gjykata u konfiskon 5 mln euro pasuri të pandehurve për laboratorin e heroinës