Zbardhet vrasja e trefishtë në 2018 në Elbasan, në kërkim Mariglen Qose
Policia e Elbasanit identifikon dhe shpall në kërkim ndërkombëtar një nga autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2018, në zonën e Metalurgjikut në Elbasan, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay.
Sipas asaj që meson Ora News, bëhet fjalë për shtetasin Mikael Qosja, 35 vjeç.
Ora News”, mëson se Qose, njihet në Elbasan me nofkën “Keli i Kiçit” dhe ka njohje me një grup kriminal që drejtohet nga dy vëllezër në Elbasan.
Nga burime pranë policisë, mësohet se identifikimi i Qoses, është realizuar nëpërmjet dëshmisë që ka dhënë Erion Alibej, pas arrestimit të tij nga policia e Elbasanit, si person që kishte organizuar vrasjen e Emiljano Ramazanit (Ilit) dhe Regis Runaj.
Alibeaj, ka vendosur të tregojë para oficerëve dhe prokurorëve, gjithçka që di lidhur me vrasjen e vëllait dhe dajës së tij, në 29 dhjetor 2018 në zonën e Bradasheshit në aksin Elbasan-Metalurgjik.
Informacionet e dhëna nga Alibej, janë vlerësuar dhe verifikuar nga policia, e cila ditën e sotme ka vendosur të shpallë në kërkim njërin nga personat, pjesëmarës në krimin e trefishtë. Markelian Qose, ose “Keli i Kiçit” banon në lagjen “Kombinat” në Elbasan dhe rezulton të jetë anëtar i grupi kriminal që drejtohet nga dy vëllezër dhe që ka si specialitet trafikun e kokainës.
Konflikti mes dy grupeve kriminale, dyshohet se ka lindur për humbjen e 50 kg kokainë të pastër në Holandë.
Pavarësisht se përplasja ka qënë larg, të dyja palët kanë zgjedhur të lajnë hesapet në Elbasan, duke filluar qysh prej 2018 e në vijim një zinxhir vrasjesh të kryera nga Elbasani deri në Rogozhinë.
Njoftimi i policise
"Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit E. A., A. D. dhe T. D.
Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi:
M. Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje", njofton Policia e Elbasanit.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 dhjetor 2018.
Viktimat ishin duke udhëtuar me një makinë fuoristradë me targa rumune AG 71 WYP në momentin kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi duke i lënë të vdekur në vend.
Vrasja e trefishtë ndodhi pak minuta pasi tre viktimat dhe familjarët e tyre kishin dalë nga një restorant që kishin darkuar në një restorant në zonën e Peqinit.
Makina e viktimave ka qenë në ecje në momentin e sulmit dhe pas humbjes së jetës së drejtuesit, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt. Ndërkaq, familjarët e viktimave, 5 gra dhe tre fëmijë nuk kanë pësuar dëmtime pasi ndodheshin pas fuoristradës me targa rumune që ishte objekt i sulmit.
/a.r,OraNews