Manovra për të parkuar makinën, 28 vjeçari përplas këmbësorin në Sarandë

Një aksident është regjistruar në Sarandë, ku një 28 vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor.
Sipas informacioneve, F.B., 28 vjeç, banues në Sarandë në rrugën “Adem Sheme” teksa po manovronte makinën e tij mbrapsh për ta parkuar, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. Gj., 85 vjeç.

I moshuari është dërguar për në Spitalin e Traumës, ndërkohë që mbi shoferin rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.