Masakra te Uji i Ftohtë në 2017, arrestohet 42-vjeçari i dënuar për vrasje dhe plagosje të trefishtë
Gati tre vjet nga masakra te Uji i Ftohtë në Vlorë, ku një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, policia e Vlorës ka vënë sot në pranga autorin e akuzuar dhe dënuar me vendim të formës së prerë për ngjarjen.
Në pranga ka rënë Arianit Kondi, 42 vjeç.
"Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë është ekzekutuar vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Vlorë për shtetasin Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale "Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”".
Ky shtetas, në datën 20 prill të vitit 2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ergys Gjioveshaj.
Ndërkohë nga të shtënat mbetën të plagosur shtetasit F.H, A. L. dhe A. Ll.
Gjithçka ka ndodhur në lokalin me muzikë ku këndonte B.Balili.
Kondi kishte qëlluar me armë pasi atë vetë e kishin goditur me shuplakë dhe shkelm në bark.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
