Rama: Pas pastrimit të nisë goditja gjykatësve e prokurorëve të korruptuar, kanë dalë llum

Qeveria shpreson që në mesin e muajit shkurt të mbërrijnë në vendin tonë rreth 10 mijë vaksina të kontraktuara nga Pfizer.

I pyetur nga një qytetar se kur do të ndëshkohet gjyqtarët të cilët shkarkohen nga vettingu, Rama i kërkon durim qytetarëve pasi sipas tij drejtësia e re i duhet kohë të pastrohet.

Edi Rama: “Pas pastrimit, apo paralelisht me të, të nisë goditja e këtyre gjykatësve e prokurorëve të korruptuar, të cilët kanë dalë llum”

Edhe pse ende nuk ka një program të mirëfilltë për mandatin e tretë, Rama gjatë këtij komunikimi premtoi sërish rritjen e pagës minimale.

Projektin ekonomik të Lulzim Bashës, Edi Rama vijon ta cilësojë si një strategji të parealizueshme.

Edi Rama: "A mund të ndodh që të ulet prodhimi i qumështit dhe të rrisësh prodhimin e djathtit?

Edhe pse më herët është shprehur se reforma zgjedhore nuk kishte asgjë të re veçse riktheu PD në institucione, këtë herë kryeministri mendon se ishte pikërisht kjo reformë që ka përmirësuar parametrat demokratik në vendin tonë.