Shtohen vdekjet nga kanceri

Pandemia ka shkaktuar një efekt negative jo vetëm tek personat e  prekur me koronavirus por edhe pacientët e sëmundjeve të tjera dhe në veçanti tek ata me kancer. Megjithëse ende nuk ka shifra zyrtare, ekspert i institutit të shëndetit publik, Alban Ylli thotë  se numri i vdekjeve është rritur krahasuar me një vit më parë, ku pritet të raportohen rreth 3800 humbje jete.

"Rreth 3600 vdekje nga kanceri në  vit dhe kalkulojmë  që  ky vit do të  ketë  rreth 3800 vdekje në  vit kalkulojmë që ky vit do të  ketë 3800 vdekje nga kanceri ka një  përqindje të lartë që me gjase lidhet me Covidin"

Koronavirusi gjithashtu është bërë shkak edhe për rënien e numrit të vizitave mjekësore. Helidon Nina profesor i asocuar dhe drejtor mjekësor në spitalin onkologjik shpjegon se frika nga pandemia dhe pamundësia për të ardhur në Tiranë ka bërë që vizitat të kryhen me vonesë.

"Kjo i ka frikësuar pak pacientët për tu paraqitur pra mund të kemi pasur raste më të agravuara''

Sipas studimeve rezulton se më të prekurit nga sëmundjet malinje, janë gratë, por fatalitet më të shumta numërohen mes burrave.

"Duket që  në  popullatë n e përgjithshme ka më  shumë  femra të  prekura nga kanceri janë  burrat që  vdesin më  shumë  dhe kjo lidhet me kancerin e mushkë rive i cili dominon te meshkujt"

Sëmundjet malinje më të shpeshta janë ato të mushkërisë , stomakut dhe gjirit.

"Kanceri më  ti shpeshtë  është  kanceri i mushkërive, stomakut kanceri  i sistemit nervor"

Ndërkohë që pacientët presin të marrin shërbimin e radhës në spitalin onkologjik, vërehet një neglizhencë për masat anticovid. Pothuajse çdo ditë ata presin në radhë pa distancë dhe disa prej tyre edhe pa maskë.