Ndodhi në Pogradec: Nuset i rreh vjehrri, këtë të fundit e rreh djali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2021, 13:22
Dy nuse janë rrahur nga vjehrri i tyre e më pas ky I fundit nga djali. Ngjarja është shënuar në fshatin Buçimas të Pogradecit.
Policia thotë se ka bërë ndalimin e djalit 32 vjeç E.M pasi në datën 28.01.2021, dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç.
Në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tyre, informon policia e Pogradecit.