Serbia vendi i parë që porositi vaksinat kineze

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Kinës Chen Bo, të cilën e ka falenderuar për kujdesin dhe solidaritetin për ndihëm me vaksinat kineze.

Vuçiç i ka shprehur mirënjohjen Presidentit Xi Jinping që u bë e mundur mbërritja e vaksinës kineze në Serbi sa më shpejt, teksa shtoi se Serbia është vendi i parë që mori këtë dozë.

Gjatë diskutimit, Vuçiç mësohet se i ka kërkuar ambasadores që sasitë e mbetura nga porosia të vaksinave të mbërrinin sa më shpejt që të jetë e mundur.