Kosova shënon 341 raste të reja me Covid-19, alarmante shifra prej nisjes së pandemisë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 341 raste të reja me Covid-19, ndërsa kanë humbur jetën 3 pacientë.

Sipas njoftimit të IKSHPK,  janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.017 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.560.

Numri i rasteve të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë kanë arritur në 1.509, ndërkohë që ai i rasteve pozitive ka prekur shifrën 61.086 persona.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast”, thuhet tutje.