I tregoi pjesët intime dhe e kërcënoi të miturin, arrestohet 62-vjeçari shqiptar

Një 62-vjeçar  është arrestuar në zonën Charilaou e Selanikut  pasi bëri sjellje të pahijshme dhe e kërcënoi të miturin.

Sipas Policisë, ai i tregoi organet gjenitale një djali 12-vjeçar dhe më pas e kërcënoi me thikë.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur në një park dhe është raportuar nga një i afërm i të miturit.

Pas kontrolleve, policia gjeti dhe arrestoi 62-vjeçarin për ngacmim seksual , i cili është me origjinë shqiptare.