Albanese: Ndrangheta sot e pranishme në Shqipëri, qeveria nuk duhet të sillet si struci
Në një intervistë për gazetaren Alba Kepi, të transmetuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari investigativ Michele Albanese u shpreh se Ndrangheta sot eshtë e pranishme në Shqipëri, por shprehu habinë e tij pse në vendin tonë nuk ka hetime lidhur me këtë gjë.
Michele Albanese: Në Shqipëri, Sllovaki, e me shumë vende të tjera Ndrangheta është sot e pranishme. Qeveria shqiptare nuk duhet të sillet si struci, të fshehë kokën nën rërë. Por duhet t'i kushtojë një vëmendje ekstremisht të veçantë këtij fenomeni.
Ngjan e çuditshme që këto hetime e operacione i bëjnë vetëm prokurorë si Gratteri apo prokurorë të tjerë të Antimafias italiane e nga Shqipëria nuk ka hetime që prekin kriminelë shqiptarë që po zgjerohen në të gjithë botën e që kanë kontakte të drejtpërdrejta me narko-trafikantë amerikano jugorë.