Cristiano Ronaldo, futbollisti me më shumë dygolësha në Europë

Cristiano Ronaldo ishte njeriu i ndeshjes në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Itali përballë Interit.

Portguezi shënoi një dygolësh, i cili zhvlerësoi golin e shënuar nga Lautaro Martinez.

Me golat e djeshëm në “San Siro”, CR7 bëhet futbollisti me më shumë dopieta në top 5 ligat e Europës, duke marrë parasysh të gjitha garat, 8 të tillë, shkruan Ora News.

Dhe jo vetëm kaq: me fanellën e Juventusit, Cristiano Ronaldo ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje të luajtura në Milani, në të gjitha kompeticione: tre kundër Interit dhe tre kundër Milanit.

Por përveç Ronaldos, mbrëmja e djeshme ishte e veçantë edhe për Gigi Buffon, i cili luajti ndeshjen e tij të 1100-të në karrierë.

Prandaj, sinjale për Pirlo i cili tani po e nis ekipin e tij me një shpejtësi të çmendur drejt qëllimeve të reja. Gjithnjë e më prestigjioze.

Lexo edhe:

Gjysmëfinalja e Kupës/ CR7 merr për dore Juven, dopietë ndaj Inter

VIDEO/ Babai i shënon Interit, djali i Ronaldos hidhet nga divani