VIDEO/ Babai i shënon Interit, djali i Ronaldos hidhet nga divani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2021, 08:17
Cristiano Ronaldo ishte njeriu i ndeshjes në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë mes Inter dhe Juventus.
Portugezi, me dopietën e tij, zhvlerësoi golin e shënuar fillimisht nga Lautaro Martinez.
Por golat e ish lojtarit të Real Madrid janë festuar edhe nga familja e tij.
Georgina Rodriguez ka filmuar Cristiano Junior teksa po shikonte penalltinë e transformuar në gol nga babai i tij.
Festa në shtëpi vazhdoi edhe me golin e dytë.
Georgina e shoqëron postimin me zemra, kurora dhe yje.
Lexo edhe:
Superderbi italian! Juventus “shkatërron” Interin