Abilekaj: Në administratë po shkarkohen njerëzit neutralë, po punësohen ata që duhet të sjellin 10 votues secili

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se pritet se çfarë do të ndodhë në zgjedhje që të marrim një përgjigje për datën e konferencës ndërqeveritare.

Abilekaj: Ne presim se çfarë do të ndodhë në zgjedhje që të marrim një përgjigje për datën e konferencës ndërqeveritare. Të shohim pas qershorit nëse do ta marrim datën apo jo. Rama ka një qëndrim distancues që zgjedhjet t'i bëjë me stilin e tij. Rama do të futet në zgjedhje pa një shtet ligjor dhe kushte demokratike.

Vazhdon që të shpërndajë ndihma dhe para, i ke Facebook të postuara. Këto nuk i bën Partia Socialiste, por qeveri. Kemi disa ndërhyrje, duke shkarkuar disa njerëz neutralë ose nga PD në adminsitratë dhe fusin njerëz që duhet të sjellin nga 10 veta. Ka mesatarisht 100 punësime në bashki, të cilët duhet të gjejnë nga 10 vota se humbin punën.

https://youtu.be/Jj3IqSqMX9U