Me dëmtime në kokë, gjendet trupi i dekompozuar i një shqiptari në Greqi

Një shqiptar është gjetur i pajetë në Paro të Greqisë.

Sipas mediave greke, kufoma e dekompozuar është gjetur nga disa fëmijë që po ngjiteshin në një zonë malore, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Nga hetimet e para, viktima është i një moshe 35-45 vjeç, në trupin e të cili ka pasur dëmtime në kokë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën Agioi Anargyroi të Paros.

Sakaq hetimet vijojnë ende, raporton Ora News.