Sadiku prezantohet në Bolivi: Këtu për të qenë golashënues. Copa Libertadores, ëndrra ime

Armando Sadiku ka mbërritur në Amerikën e Jugut, më saktë në Bolivi, dhe po numëron ditët për të bërë debutimin e tij me skuadrën e Bolivarit dhe për të përmbushur ëndrrën e tij për të luajtur Copa Libertadores.

Kam ardhur këtu për të qenë golashënuesi i skuadrës, dua të shënoj shumë gola për lumturinë e njerëzve. Libertadores është një ëndërr për mua, e kam parë vetëm në televizion", ka thënë sulmuesi i Kombëtares gjatë prezantimit zyrtar në kryeqytetin bolivian.

“Jam në gjendje të mirë, por pak i lodhur, mendoj se javën e ardhshme do të jem në formën time më të mirë, shpresoj të arrij 100% për të dhënë gjithçka për Bolívarin”.

Pasues i Marcos Riquelmes? “Ai ka shënuar shumë gola këtu, nuk mund të premtoj se do të bëj të njëjtën gjë, por do të jap gjithçka për ekipin që të arrijë objektivat”.