Koronavirusi "ndalon" te PSG, Verrati dhe Diallo rezultojnë pozitivë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2021, 10:39
Marco Verrati dhe Abdou Diallo kanë rezultuar pozitivë në testimet e radhës të bëra në skuadrën e PSG-së. Ka qënë vetë klubi ai që e ka bërë të ditur në një deklaratë.
Sipas rregullave franceze për COVID-19, lojtarët duhet të rrinë në izolim për 7 ditë dhe duhet t'u nënshtrohen protokolleve shëndetësore të detyrueshme.
Që të dy do të humbasin ndeshjen e radhës kundër Nimes me datë 3 shkurt, por skuadra shpreson shërimin e tyre për ndeshjen e rëndësishme kundër Marseille me datë 7 si dhe ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve në mes të shkurtit.
Si Verrati ashtu edhe Diallo kanë rëndësi thelbësore për skuadrën në luftën për titull.
PSG ndodhet në vendin e dytë dhe ka një pikë më pak se kryesuesit e Lion.
a.z/