Nga Franca: Liverpool në pole-position për Mbappe

Lajmin e jep francezja “Canal+”, sipas së cilës, skuadra angleze është përpara Real Madrid në garën për yllin e PSG.

Liverpool ka gjithçka gati për të mbyllur tratativën para se Mbappe të vendosë të lerë kampionët e Francës.

Sipas medias franceze, për ti hapur rrugën afrimit të talentit transalpine, “The Reds” janë të gatshëm të largojnë nga skuadra Mohammed Salah.

Egjiptiani ka një kontratë që skadon në fund të 2023-it, por deri tani nuk ka asnjë akord për rinovimin e saj.