Dështon seanca e parë ndaj ish-prokurorit Llalla, avokati kërkoi përjashtimin e gjyqtares

Dështon seanca e parë në GJKKO ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm të Adriatik Llalla.

Shkak i shtyrjes së seancës ndaj Llallës u kërkesa nga pala mbrojtëse për përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

Sipas avokatit, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë dhe nuk mund të vazhdojë procesi derisa të shprehet Gjykata e Lartë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e Llallës.

Seanca e rradhës u vendos të zhvillohet më datë 3 shkurt ora 14:00.