Dosja “184” shtyhet për në shkurt, përfaqësuesi i PD kërkon përjashtimin e gjyqtarit për njëanshmëri

Është shtyrë sërish vendimi për fatin e dosjes "184", të shitblerjes së votave në Dibër. Përfaqësuesi i PD kërkon përjashtimin e gjyqtarit për njëanshmëri ndërsa avokatët e personave nën hetim kërkojnë pushimin e çështjes. Seanca e radhës do të mbahet më 12 shkurt.

Është shtyrë për herë të dytë vendimi i Gjykatës së Dibrës për fatin e dosjes "184", për shitblerjen e votës në zgjedhjet vendore të vitit 2016.

Shkak këtë herë u bë kërkesa e përfaqësuesit të Partisë Demokratike që kërkoi zëvendësimin e gjyqtarit Xhevdet Lika për njëanshmëri në proces, pasi gjykata nuk u vuri në dispocion aktet e dosjes.

Indrit Sefa: Sot ishte seanca e radhës, kishim paraqitur një kërkesë për marrjen e akteve proceduriale të procedimit penal. Gjykata e pranoi kërkesën por fatkeqësisht na vuri në dispozicion vetëm aktet materiale të saj, aktet shkresore. Ne kishim bërë kërkesë për materialet audio, CD. Në mënyrë të pashpjegueshme gjykata nuk na i vuri në dispozicion. Kërkuam arsyen. Gjykata pasi u konsultua, prokurori në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi në mënyrë kategorike vënien në dispozicion të tyre duke i konsideruar personale.Ju jap me garanci që në 19 fashikujt hetimorë ka shumë biseda të patranskiptuara, janë bërë në mënyrë pjesore ose aspak.

Po na pengojnë një të drejtë themelore. Unë si përfaqësues i PD-së kërkova përjashtimin e gjykatësit Xhevdet Lika nga shqyrtimi i kësaj çështje sepse ka marrë një vendim hapur të njëanshëm dhe të pabazuar në ligj. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë që një procedim penal mos tu vihet në dispozicion palëve. U ka mohuar të drejtën palëve të mbrohen. Si mund të jenë personale aktet e një vepre penale vetëm prokurorin në Dibër kam dëgjuar.

Në seancë ra në sy prania e ish-shefit të komisariatit Dibër dhe ish- drejtorit të Arsimit, ndërsa kryebashkiaku në detyrë, Dionis Imeraj u përfaqësua me avokat.

Avokati i kryebashkiakut Dionis Imeraj:  Kryetari i bashkisë është gjetur, ka nënshkruar një prokurë të posaçme për tu përfaqësuar nga unë. Nuk di arsyen pse nuk paraqitet në gjykatë.Kjo është seancë paraprake nuk diskutohet fajësia.Sot i kërkuam gjykatës pranimin e kërkesës për pushimin e gjykimit.Për Dionis Imeraj nuk është provuar kryerja e veprës penale.

Avokatët e 4 personave për të cilët prokuroria kërkon nisjen e gjykimit dhe katër personave të tjerë për të cilët kërkohet pushim i hetimit, kërkuan mbylljen përfundimtare të dosjes.

Avokati i katër të pandehurve: U zhvillua normalisht seanca gjyqësore. Politizimi nga ana e përfaqësuesve të PD nuk është normal, është ndikim i paligjshëm ndaj gjyqtarit. PD nuk e ka sqaruar qartë pozicionin procedurial në këtë proces, ankimi është bërë nga Edi Paloka, nuk mund të vinte PD si subjekt politik. Nuk ka prova nga prokuroria dhe përgjimet janë të pavlefshme.

Ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike si palë në proces përsëriti qëndrimin se dosja "184" duhet të kthehet në Gjykatën e Posacme anti korrupsion, pasi sipas tij prokuroria e Dibrës po tenton të mbyllë. çështjen.

Gazetari: Ju gjet adresa kryetarit të Bashkisë sot?

Indrit Sefa: Kishte zgjedhur mbrojtës ai dhe Arben Keshi. Të hënën do të paraqesim këresën për përjashtim të gjyqtarit.Transkriptimet e zbardhura në dosje janë me qëllim mbylljen e dosjes.

Ndërsa pala e të pandehurve kërkoi në gjykatë të pushohen hetimet me argumentin se nuk ka prova.

Dëshmitarë të thirrur në proces përsëritën qëndrimin se janë viktima të dosjes tashmë të famshme "184".

Seanca e radhës ku do të vendoset për fatin e dosjes "184" do të mbahet më 12 shkurt.

Lexo dhe: “Shtyhet” drejtësia për dosjen “184” të Dibrës, nuk gjendet adresa e Kryebashkiaku

Dosja 184/ “Amnistohen” në Dibër, vetëm katër të akuzuar për shitblerjen e votës

“Si i do votat me filmim apo me dëshmitar?”Rtv Ora zbardh përgjimet e Dibrës

https://youtu.be/YGt5OaKHC94