“Liderët politikë duhet të heqin të korruptuarit nga listat” Mesazhi i Yuri Kim për politikën në prang të zgjedhjeve
Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare, ndërkombëtarët janë të shqetësuar për shitblerjen e votës dhe inkriminimin e kandidatëve në listat e partive politike. Ambasadorja Yuri Kimi paralajmëron sërish liderët që të heqin të korruptuarit nga listat ndërsa apeloi qytetarët që të mos shesin votën e tyre. Ndërsa për ambasadorin britanik dhe komisionerin shtetëror mungesa e transparencës së financimit të partive politike mbetet një problem madhor edhe në këto zgjedhje.
Tirane- Dekriminalizimi, shitblerja e votës dhe financimi i partive politike nga krimi vijojnë të jenë fenomene shqetësuese edhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Pak ditë para se partitë politike të bëjnë publike ekipin e tyre, Ambasadorja amerikane Yuri Kim u ka kërkuar liderëve që ti hedhin edhe një sy listës për të filtruar kandidatët të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
Yuri Kim: Është detyrë e krerëve të partive të pastrojnë listat e tyre nga kandidatët e korruptuar dhe me të shkuar kriminale.
Demokracia nuk është përfaqësuese e një shteti apo personi. Ne jemi duke punuar me partitë politike duke I detyryuar që të ndërtojnë besim tek votuesit duke emëruar kandidatë që s’kanë lidhje me krimin”
Duhet që të kandidatët të kenë integritet për të përfaqësuar popullin. Është detyra e krerëve të partive që t’i pastrojnë listat e tyre nga kandidatët me të shkuar kriminale. Po ashtu, ata duhet të shohin se cilët do t’i përfaqësojnë shqiptarët, sepse nuk mjafton që vetëm dikush të mos jetë i dënuar për të kandiduar. Shqiptarët meritojnë të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe t’i shohin liderët që u shërbejnë.
Kim u tregoi qytetarëve shqiptarë që me 25 prill duhet të shprehin vullnetin e tyre dhe jo të votojnë në këmbim të parave.
Yuri Kim: Po ashtu, votuesi shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi duke mos marrë para për votën dhe duke mos votuar kriminelë. Populli shqiptar meriton më tepër nuk duhet të votojë kriminelë në një demokraci. Qytetarët janë ata që kanë pushtetin për të vendosur njerëzit në kuvend. Edhe shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm.
Fushata dhe financimi i saj është shumë i rëndësishëm. Këto zgjedhje duhet ta bëjnë Shqipërinë krenar dhe të ndërtojnë një sistem më të mirë zgjedhor duke respektuar rekomandimet. Këshilli Politik mori hapa të rëndësishme për ligjin zgjedhor gjatë verës dhe ky ishte një hap shumë i rëndësishëm për integrimin evropian dhe tani po ndjekim zbatimin, për të siguruar që zgjedhjet për parlamentin e ri të jetë të lira e të ndershme"
Financimi i partive
Akuzat për financimet e dyshimta të partive politike në fushatë elektorale do të jenë të pranishme edhe gjatë këtij procesi zgjedhor, pasi financimi i partive vijon të shoqërohet nga mungesa e transparencës.
Duncan Norman, ambasadori britanik: Fenomene negative janë hasur sa i përket shpërdorimit të burimeve shtetërore, kërcënimit dhe frikësimit të votuesit, blerje vote, qasje në media e partive të vogla dhe shqetësime të tjera që përfshijnë dhe blerjen e votës.
Ilirjan Celibashi: Abuzime me burime shtetërore për interesa elektorale, financimet të huaja që mund të kërcënojnë dhe sovranitetin e politikës kombëtare, shit-blerja e votës. Nivelet e larta të shpenzimeve të pakontrolluara të fushatës të cilat dekuarojnë daljen e forcave të reja politike. Të gjitha këto së bashku japin impaktin e tyre negativ në çështjet e zgjedhjeve të lira të ndershme dhe andej të konsolidimit të institucioneve.
Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso propozoi që për zgjedhjet e 2025 të ngrihet një komision parlamentar, nën drejtimin e opozitës, për kontrollin e financimit të fushatës kërkesë që u pranua edhe nga sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla.
Zgjedhjet e 25 prillit do të rikthejnë PD dhe LSI-në në Parlament pas 2 vitesh largimi që nga djegia e mandateve në 2019.