VIDEO/ Hysaj fiton derbin me Ismajlin, në gjysmëfinale e pret Gjimshiti
Pas Interit, Atalantas dhe Juventusit dhe pas Berat Gjimshitit, Napoli i Elseid Hysaj është ekipi i katërt që pret biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso triumfoi lehtësisht 4-2 përballë Spezias.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat e thella 4-0 falë golave të Koulibaly ‘5, Lozano ‘20, Politano ‘30, Elmas ‘40.
Gjatë 45 minutave të dyta, Napoli uli disi ritmin duke tentuar të mos humbasë shumë energji. Spezia, mbrojtësin tjetër të Kombëtares në formacion, Ardian Ismajli, pëfitoi nga kjo gjë dhe gjeti golin e parë në minutën e 71 me anë të Gyasi dhe pas dy minutash edhe golin e dytë.
Në gjysmëfinale Napoli do të përballet me Atalantan ku do të kemi edhe një mini-derbi mes Gjimshitit dhe Hysajt.
Ndryshe nga fazat e tjera, gjysmëfinalet e Kupës së Italisë luhen me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e para luhen më 3 shkurt, ndërsa e kthimit një javë më pas.
Lexo edhe:
VIDEO/ Shënon Gjimshiti, përgjigjet Murriqi, “buzëqesh” Atalanta
VIDEO/ Berisha e nxjerr katër herë topin nga rrjeta, kualifikohet Juventus