Berisha publikon videon: Si gënjeu Rama për vaksinat anti-Covid

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar edhe njëherë, sipas tij, gënjeshtrat e Edi Ramës i cili do të deklaronte se në mes të janarit do vinin 50 mijë vaksina të Pfizer, madje se do i jepte edhe Kosovës 2500.

Por kur janari po ikën, sipas Berishës, duket se e vetmja gjë që do mbetet është gënjeshtra e Ramës.

"Njoftoi çdo ditë se në mesin e janarit do vinin 50000 vaksinat e Pfizerit. Madje edhe se do ti jepte 2500 Kosovës!! Genjeu, sepse vetëm gënjen!!

Nxorri në penxhere Ndrikull Hajninë me bukvalën e radhës, jemi në dritaren e parë të covax për të marrë vaksinat në fillim të shkurtit!!

Miq, ndiqeni dhe shpërndajeni sipas dëshirës këtë video! Sb"

Lexo edhe:

Shqipëria në pritje të pfizer, Manastirliu: Kemi kontraktuar 800 mijë doza, të parat në shkurt nga Covax

Vaksinimi anti-Covid, Dasho-Manastirliut: Përralla parlamentare, ndale talljen me shqiptarët