Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Soreca infektohet me Covid-19

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka rezultuar i infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter ku shkruan se është mirë me shëndet.

Soreca: Pas bërjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj COVID-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vetë-izolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të BE-në në Shqipëri. Mbajeni veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt!