Plagosi me thikë një person, arrestohet i shumëkërkuari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2021, 12:01
Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar nga Policia e Elbasanit.
I riu akuzohet se ka goditur me thikë shtetasin M. M., 33 vjeç për motive të dobëta.
Shtetasi me iniciale Xh. M., akuzohet për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
"Ky shtetas, në datën 10.01.2021, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. M., 33 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë (thikë)", njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.