Ambasadorja Yuri Kim takohet me ministren Gjonaj: Drejtësia po ecën përpara, le të vazhdojmë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2021, 12:10
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, është takuar këtë të enjte me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Në një postim në "Twitter", Kim nga ndarë detaje nga biseda e zhvilluar mes tyre.
Ambasadorja theksoi se është diskutuar mbi arritjet e vitit të kaluar dhe përparësitë për vitin 2021, përfshirë kuorumin në Gjykatën e lartë dhe Reformën në Drejtësi.
Yuri Kim: Takimi me Ministren e Drejtësisë
për të rishikuar arritjet e vitit të kaluar dhe për të diskutuar përparësitë për 2021, duke përfshirë kuorumin në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat më të pastra. Reforma në Drejtësia po ecën përpara - hap pas hapi. Le të vazhdojmë përpara.