Hajdari thirrje qeverisë: Dilni nga vilat luksoze dhe takoni qytetarët, taksat e të cilëve ia jepni Ndraghetës
Krimi i organizuar dhe qasja e qeverisë ndaj saj, ishte shqetësimi kryesor që deputetja Rudina Hajdari ngriti gjatë fjalës së saj sot në kuvend.
Ajo u ndal në mënyrë të veçantë në Qarkun e Elbasanit, ku edhe do të garojë për deputete, duke u shprehur se i vetmi aktivitet që lulëzon në këtë qytet është krimi.
"Në Elbasan i vetmi aktivitet që lulëzon është kriminaliteti. Flisni me qytetarët të cilët do iu tregojnë se s'kanë marrë asnjë lloj ndihme në situatën e COVID. Banorët e Belshit ende s'janë paguar nga firmat mashtruese që u morën dhe produktin, e ikën pa lanë asnjë gjirmë. Ata do u thonë se kriza është ulur këmbë kryq në sofrat e tyre, shkollat pa ngrohje. Kompjuterat s'funksionojnë as laboratorët.
Hjadari solli në vëmendje edhe përgjimet e antimafias italiane, duke thënë se me taksat e shqiptarëve qeveria paguan kompanitë e Ndragehtës.
"Dilni nga këto vila luksoze që keni. Dilni e takoni ata njerëz të cilët iu paguajnë taksat dhe ju sot përmes atyre taksave paguani kompanitë e Ndraghetës, mafies italiane.
Godet qytetarët e thjeshtë njerëzit e thjeshtë, aktivitetet e ndershme. Krimineli merr tendera, kurse tregtari, fermeri, goditet. Ky është i njëjti avaz, që vijon përditë. Por tani do të humbisni", tha Hajdari.