Një ulli për Klodian Rashën, Paloka-Veliajt: Po për Ardit Gjoklajn do të mbjellësh ndonjë pemë o fëlliqësirë?

Pas show-t të rradhës të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për të mbjellë një pemë në kujtim të të riut të vrarë nga Policia Klodian Rasha, ka sjellë edhe reagimin e ashpër të nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.

Teksa nuk kursen fyerjet ndaj kryebashkiakut dhe dhimbjen për babain e të ndjerit, Paloka i kujton Veliajt edhe vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Prind i shkretë!!! I vrasin djalin dhe pastaj e detyrojnë dhe t’ju thotë “faleminderit”…O baba i shkretë dije qe dhe atë pemë nuk e mbolli në kujtim të birit tend po se kërkon me çdo mënyrë të tërheqi vemendjen nga skandali i lidhjeve të tij me mafien!

Po për Ardit Gjoklajn do të mbjellësh ndonjë pemë o fëlliqësirë?”, shkruan Paloka në reagimin e tij.

Postimi i Edi Palokës