Vrau kamarierin turk në Gjermani, arrestohet në Spanjë shqiptari/Emri

Shtetasi shqiptar Mariglen M, 35 vjeç është arrestuar pas 17 muajsh arrati, në Spanjë.

Mariglen.M thuhet se ka qëlluar  shtetasin turk përpara “Fröhlichen Zecher" në Georg-Schumann-Strasse në 7 gusht 2019.

Ai vdiq në trotuar pasi u qëllua me gjashtë plumba.

Sipas BILD, 35-vjeçari ishte larguar drejt Shqipërisë për rreth 1 vit e gjysmë.

Ai u arrestua nga policia në Spanjë siç konfirmoi prokurori publik për BILD.

Mariglen.M u ekstradua në Gjermani  dhe është lëshuar urdhër arresti kundrejt tij.