“Berti ka bodigardë...Na thotë shkoni gjejini te Sino” Banorët protestë para bashkisë: Duam të hyjmë në shtëpitë tona
Banorët e pallatit në rrugën "Ndre Mjeda" në kryeqytet kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës, pasi kërkojnë që tu jepet një zgjidhje për hyrjet që ata kanë blerë dhe nuk i kanë marrë ende. Shkak për situatën është bërë konflikti mes ndërtuesve. Ata shprehen se janë gatshëm ti përfundojnë vetë ndërtimet por duhen ndihmuar dhe nga bashkia.
Tirane- Banorët e pallatit në ndërtim, nga dy biznesmenët Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, të cilët kanë ndalur punimet pasi janë në proces gjyqësor, kërkojnë ndihmë nga shteti për të marrë hyrjet e tyre. Në protestë para Bashkisë së Tiranës, kërkojnë ndërhyrje për t’u futur në apartamentet që kanë blerë nga dy ndërtuesit.
"Kemi punuar një jetë, kur do ta gëzojmë?!"
"Ne kërkojmë nga Bashkia që të ndërhyjë dhe neve të futemi në shtëpitë tona. Unë e kam blere shtëpinë që në prill të 2017, të dy pronarët që kanë firmosur te kontrata janë të ligjshëm. Dokumentet janë të rregullta nëse nuk do ishin të rregullta ne nuk kemi ç’kërkojmë" shprehen banorët.
Konflikti mes biznesmenëve u ka shkaktuar kosto e pasiguri pasi tashmë marrjen e pronës ia dërgojnë njëri-tjetrit.
“Aty janë futur një pjesë. Një pjesë janë përjashta kualidimi i pallatit nuk është bërë shumë banorë banojnë brenda objektit”, Ne ndalon pronari Berti ka bodigardë të dera ne kemi gati një vit duam thjesht ta shikojmë banesën tonë ai na thotë janë të miat shkoni gjeni të Sino . Ne duam të ndërhyje shteti“, shprehen banorët.
Banorët shprehen se pallati është në fazë ndërtimi e si zgjidhje ofrohen ti përfundojnë vetë punimet.
Dy biznesmenët Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, prej kohësh kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, madje duke kulmuar me përplasje fizike ku 3 persona mbetën të lënduar.