Kishte hyrë nga Greqia, humb jetën 25-vjeçari sirian

Një emigrant humbi jetën në ujërat e Përroit të fshatit Grapsht në Devoll në tentativë për të kaluar ilegalisht përmes Shqipërisë Drejt vendeve të BE!

I riu, rreth 25 vjec dhe i dyshuar me prejardhje nga Siria, sipas banorëve që gjetën trupin e pajetë kishte qenë pjesë e një grupi klandestinësh që kishin hyrë nga Greqia, ditë më parë!

Banorët tregojnë se fshati i tyre përfshihet shpesh në rrugën e klandestinëve të paligjshëm që hyjnë nga kufiri i gjelbër! Ata e pranojnë se ka raste që i ndihmojnë me ushqim.

Në këtë zonë, klandestinët kryesisht ecin në këmbë, ndërsa pasi zbresin në fshatrat më të ulët të Devollit apo Korçës, i presin të ashtuquajturit taksistë emigrantësh!

Ata në shkëmbim të pagesave që mund të shkojë deri në 2000 euro marrin përsipër ti transportojnë drejt veriut dhe ti ndihmojnë për të kaluar kufirin drejt Malit të Zi apo Kosovës, për të vijuar më pas rrugën drejt BE!

Përgjatë vitit që lamë pas janë kapur 15 mijë klandestinë, 3 mijë me shumë se viti 2019.