Një 32-vjeçar u vra pasditen e sotme në qytetin e Durrësit teksa u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 17: 20, në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar.

Viktima, i identifikuar si Jetmir Bregu, i njohur edhe me emrin tjetër Ilir Kuçi, mori plagë në kokë, gjoks dhe këmbë, ndryshe nga njoftimi i parë i Policisë që fliste për plagosje në këmbë.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News në Durrës, Mark Brunga, viktima është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka zbritur nga makina e tij, ndërkohë autori/ët nuk janë identifikuar ende nga policia.

Sipas gazetarit të Ora News, 32-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm penalë dhe me origjinë nga Kukësi.

Lexo edhe:

EMRI/ U plagos pak minuta më parë, ndërron jetë në Spitalin e Durrësit 32-vjeçari

/a.r,OraNews