Daja ruan qetësinë, me sytë drejt ndeshjes me Teutën: Tepër e rëndësishme për…

Partizani arriti që të fitojë derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës.

Kjo fitore për të kuqtë në një derbi, erdhi pas 4 ndeshjesh në mes të barazimesh dhe humbjesh.

Trajneri Ilir Daja, në një intervistë pas sfidës, nuk ngurroi të falenderonte lojtarët e tij për ndeshjen e zhvilluar.

Ai e cilësoi suksesin si një punë grupi, të arritur me aksione të shumta në portën kundërshtare dhe me një gol të realizuar me mjaft mjeshtëri nga Eraldo Çinari.

Gazetarët: Fitorja në derbi pas këtër takimesh. Si ndiheni?

Ilir Daja: Unë jam në drejtimin e Partizanit në dy derbi, derbin e parë e kemi barazuar dhe sot jemi të gjithë të kënaqur që fituam këtë ndeshje. Nuk e fituam vetëm me rezultat, por përveç 10 minutëshit të parë që nuk e kemi startuar mirë, më pas e gjithë loja ka qenë e kontrolluar dhe të gjitha rastet që kemi pasur në portën kundërshtare ka qenë më të shumta. Ka qenë një derbi që ka pasur brenda dhe spektaklin, pavarësisht se i mungojnë tifozët, që këtij lloj spektakli do i jepte ndikim më të madh, se fundja luhet për ta. Besoj që jemi të kënaqur me të gjithë ekipin dhe fitorja në radëht ë parë i takon lojtarëve. Kemi qenë gjatë gjithë kohës në ekuilibër. Gjatë 90 minutëshit ka pasur shumë pak raste që nuk kemi qenë në ekuilibër. Kemi qenë në favor dhe në situatën para porte dhe në kontroll e administrim loje. Në këtë derbi jo vetëm kemi shkuar në fitore, por e kemi merituar.

Gazetarët: A do të ndikojë tek ecuria e sezonit kjo fitore?

Ilir Daja: Ka një bonus psikologjik mjaft të madh. Para kësaj ndeshje kemi bërë një ndeshje të mirë dhe në Korçë, në një terren tepër të vështirë për shkak të dëborës. Duhet të ulemi me këmbë në kokë dhe të festojmë fitoren me derbin, por nesër duhet të ulemi me këmbë në tokë sepse na pret një ndeshje tepër e rëndësishme ndaj Teutës. Nuk mendoj që të fitosh në derbi ke fituar pozicione të mira në tabelën e klasifikimit, ke fituar psikologjikisht një moral tjetër, por që ky moral duhet të shprehet në vazhdimësi në mënyrë që në fund të kampionatit llogaritë të bëhet ndryshe.

Gazetarët: Çinari futet në fushë pas shumë muajve dhe shënon?

Ilir Daja: E vonuam futjen në fushë të Çinarit sepse bashkë me stafin, menduam se duke e hedhur në fushë duke qenë se i mungojnë ndeshjet zyrtare, mund të bënin mirë, siç bëri. Na ndihmoi i gjithë grupi, që finalizuam në atë minutë, por padyshim një meritë dhe e Çinarit i cili me qetësinë dhe eksperiencën finalizoi.

Gazetarët: A mund të themi që Partizani është ndjekësi kryesorë i Vllaznisë në këtë kampionat?

Ilir Daja: Vllaznia ka bërë mirë deri në këto momente, qoftë në grumbullimin e pikëve, qoftë dhe në lojë. Ne do të bëjmë ndeshjet tona, për të parë më pas se çfarë do të bëjnë rivalët. Ne do të marrim ndeshjet një nga një, të marrim maksimumin e pikëve në ndeshjet tona, për të parë më pas se çfarë bëjnë rivalët.