VIDEO/ Real Madrid në krizë, eleminohet nga ekipi i kategorisë së tretë

Real Madrid në krizë dhe Zinedine Zidane sheh stolin ti lëkundet.

Kampionët e Spanjës u turpëruan mbrëmjen e djeshme përballë ekipit të kategorisë së tretë, Alcoyanos duke u mundur me rezultatin 2-1.

Edhe pse pritej të ishte thjesht një formalitet, “Los Blancos” çuditërisht nuk kanë mundur të kalojnë në fazën tjetër të Copa del Rey.


Militao zhbllokoi ndeshjen dhe dukej se për Realin gjithçka u mbyll, Alcoyano barazoi sfidën në minutën e 80-të.

Kryeqytetasit nuk ditën ta kontrollonin ndeshjen dhe vendasit realizuan 5 minuta nga fundi i 120 minutave golin e triumfit.

Me këtë rezultat Real Madrid regjistron një nga momentet më negative në historinë e tij.

ALCOYANO-REAL MADRID 1-2
Golat: 
Solbes 80′, Kazanova 115’/ Militao 45′