Vetëm 19 vjeç, kush është talenti nga Berati që debutoi dje në Bundesligë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 15:43
Tim Civeja, mesfushori shqiptar 19-vjeçar, bëri ditën e djeshme debutimin e tij në Bundesligën gjermane gjatë ndeshjes Augsburg-Werder Bremen.
Civeja u aktivizua vetëm për 4 minuta dhe ka dale nga ekipi zinxhir të Augsburgut pasi ka shkëlqyer nga ekipet e moshës ai me meritë është thirrur nga trajneri i ekipit.
Civeja është lindur dhe rritur në Gjermani por është me origjinë nga Berati.
Sipas faqes së specializuar të tregut të futbollistëve, “Transfermarkt.de”, kartoni i tij vlerësohet 300 mijë euro.
Djaloshi shqiptar ka një të ardhme të ndritur dhe shumë shpejt mund t’a shohim të grumbulluar edhe me Kombëtaren kuqezi.
