Armando Broja rikthehet në fushë
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, rikthehet në fushë duke shfaqur versionin e tij më të mirë.
19-vjecari dha një kontribut të madh në fitoren e Viteses 4-1 në transfertë përballë Emen me një gol dhe një asist.
Broja mungonte që nga 23 dhjetori i kaluar teksa në dy sfidat e fundit të Vitesse ishte në stolin e rezervave.
Vitesse e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 2 minutash lojë me Buitink, ndërsa në aksionin e radhës dyfishuan shifrat.
Broja bën kamariern duke shërbyer në minutën e 9-të, për shokun e skuadrës Tanane, që e dërgoi rezultatin në 2-0.
Në pjesën e dytë miqtë shënuan edhe dy herë të tjera. Në fillim ishte sulmuesi shqiptar që e vendosi fitoren në kasafortë duke tundur rrjetën në minutën e 49-të.
Ky ishte goli i 6 në kampionatin holandez për sulmuesin shqiptar, teksa ka dhënë edhe një asiste.
Emen ngushtoi diferencat në minutën e 58 me de Leuv, por vetëm kaq pasi vitese administroi avantazhin dhe në fund realizon edhe golin e katërt.
Me këtë fitore vitese u ngjit në vendin e dytë në kampionat me 38 pikë, duke hedhur kandidaturën për titull kampion. Në krye qëndron Ajaksi po me 38 pikë, por me një ndeshje më pak.