Mandzukiç vishet kuqezi, kroati zbarkon nesër në Milano
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 15:30
Arrihet marrëveshja. Mario Mandzukiç është goditja e Milanit në këtë merkato dimri.
Një vit e gjysmë kontratë për sulmuesin kroat që kthehet në Itali, pas eksperiencës 4-vjeçare te Juventus.
Sulmuesi kroat do të zbarkojë nesër në aeroportin e Milanos “Malpensa” dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në orët e para të mëngjesit.
Mandzukiç transferohet tek kuqezinjtë si lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij në Katar me ekipin e Al-Duahil.
Gjiganti kroat ka 6 muaj pa zhvilluar një ndeshje zyrtare, por stërvitjet nuk i ka ndalur aspak në këtë hark kohor.