“Çam jam”/ Idrizi: Ata që ulen në biseda me harta e laps në dorë, idiotë të Athinës e tradhtarë të Shqipërisë

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, ka deklaruar gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur në nder të 30 vjetorit të krijimit të shoqatës “Çamëria” se, ata që ulen me harta dhe laps në dorë duke marrë përsipër fatin e vendit, janë tradhtarë të Shqipërisë.

Idrizi shtoi se çamët sot janë me trup në Shqipëri por me mendje nga Çamëria.

Kreu i PDIU nuk kurseu as kritikat sa i përket bisedimeve me Greqinë sa i përket kufirit detar.

Shpëtim Idrizi: “Shoh njerëz që kanë mendime të ndryshme si munda ta zgjidhim çështje çame. Ne të gjithë bashkë duam drejtësi. Ky është një gur shumë i shenjtë për ne është detyra jonë, Ne do e ngjisim këtë gur deri në Maj. Duhet të përpiqemi. Çamëria është e shkuar në ADN-në tonë. Ne me trup jemi këtu por kokën e kemi nga Çamëria. Dritëshkurtërit që duan të heqin Çamërinë nga tekstet e shkollave nuk e kuptojnë se është njësoj se të heqësh fjalën Shqipëri. Kur thua Shqipëri ke thënë Çamëri.

Kur thua Kosovë ke thënë Çamëri sepse të gjithëve na bashkon një gjuhë dhe një komb. Në vitin 1990 kur themelohej shoqata jonë disa thonë lart e poshtë se çështja çame është e vdekur por sot fatkeqësisht kanë vdekur ata dhe jo çështje çame. Sot është dita kur Skëndërbeu ka ndërruar jetë. Heroi jonë është gjallë dhe vetëm lartësohet në kohë. Ata që ulen në biseda me harta dhe laps në dorë dhe marrin përsipër fatin e vendit duken si idiotë të Athinës dhe tradhtarë të Shqipërisë.

Çamëria është çështje e identitetit kombëtar edhe në tregun ekonomik Çamëria dhe Kosova e bëjnë Shqipërinë shtet dhe komb. Copëtimin e mban Shqipërinë të varfër. Që të thuash “Çam jam” nuk ke nevojë të jesh çam por të jesh Shqiptar. Pa Çamërinë jeni sakat dhe jeni të mangut si shqiptar. Është biologjike për Shqipërinë që të ketë të gjithë pjesët e trupit të saj.

 Këto burra që 30 vite më parë ngritën shoqatën, në 2004 pasi u rrahën në dyert e parlamentit shqiptar krijuar PDIU sepse vetëm përmes politikës mund ta çojmë përpara çështjen e Shqipërisë. Ne nuk e donim përballjen por përballë do na kenë gjithmonë. Shoqata Çamëria dhe PDIU janë lëvizje kombëtare. Ata që duan të na fshijnë emrin le ta rrotullojnë si duan ligjin elektoral”.