"Më zëvendësuan me kryetarin e PS-së me 8-vjeçare", banorët e Povelcës akuzojnë për diskriminim partiak
Banorët e Povelcës në njësinë administrative Dërmenas në Fier ndihen të lënë pas dore nga pushteti vendor dhe qëndror, ndaj ata kanë vendosur të ngrejnë zërin.
Banorët thonë se për shkak të bindjeve politike janë hequr nga puna dhe po për këtë arsye thonë se mungojnë dhe investimet.
"Më hoqën nga puna, mekanik, elektropompist në kategorinë e katërt dhe më zëvendësoi me kryetarin e PS me 8-vjeçare. Më vuri kusht, o bëhu me PS ose ik."
Madja ata deklarojnë se janë dëshmitarë sesi ndihmat që kanë ardhur në këtë fshat janë shpërndarë në mënyrë selektive.
"Në datën 30 dhjetor këtu kanë ardhur IPAD-e për të gjithë nxënësit e shkollës dhe janë ndarë në mënyrë selektive. Vëllai im është me ndihmë ekonomike, fëmijët i ka shembullorë dhe vijnë me të qara në shtëpi."
Për të mbështetur këta banorë ishte dhe ish-deputeti demokrat, Luan Baçi, i cili tha se kryebashkiaku Armando Subashi ka ozurpuar Fierin.
"Këtu nuk kemi lulishte thonë, po bashkia paguan një lulishtar, këtu nuk kemi ndriçim por paguajnë ndriçimin, këta nuk kanë ujë por paguajnë ujë."
"Ashiqare, të drejtat tona nuk ekzistojnë."