Varfëria “këmbëkryq” në familjen Visha, kryefamiljari: Toka rrezikon të rrëshqasë, dua strehim

Muret e çara në gjithë shtëpinë janë vetëm ajo që duket nga varfëria e familjes Visha në Kolesjan të Kukësit.

Mirsim Visha, babai i dy fëmijëve, është invalid. Veç problemeve që ai ka, gjendja në të cilën ndodhet shtëpia e mundon.

"Çfarë bie jashta, hyn brenda. Me legena në dorë ditë e natë."

Familja ndihet e rrezikuar pasi toka mbi të cilën ajo është ndërtuar që prej vitit 1963 është e paqëndrueshme dhe rrezikon të rrëshqasë.

"Është toka me ujë, shembet menjëherë."

Ata kërkojnë ndihmë për tu siguruar një strehë pasi jetesa aty është bërë e pamundur.

"Dua një shtëpi të largohem nga këtu, është i pabanueshëm. Dua të iki një orë e më parë se rrezikojmë të përfundojmë në përrua."

Stina e dimrit, me reshjet e shiut dhe të dëborës në këtë zonë, e bën akoma më të vështirë jetesën për familjen Visha.